Zelensky refuzon përpjekjet e Vatikanit për paqe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145094-zelensky_refuzon_përpjekjet_e_vatikanit_për_paqe
Presidenti i Ukrainës ndërsa kundërshtoi përpjekjet e Vatikanit për paqe, pretendoi se Kievi pranon vetëm "formulën e tij të paqes".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 07, 2023 17:40 Europe/Tirane
  • Zelensky refuzon përpjekjet e Vatikanit për paqe

Presidenti i Ukrainës ndërsa kundërshtoi përpjekjet e Vatikanit për paqe, pretendoi se Kievi pranon vetëm "formulën e tij të paqes".

Që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase (24 shkurt 2022), janë zhvilluar disa raunde negociatash midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në nivele të ndryshme, të cilat nuk kanë çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, pas një takimi me kardinalin Matteo Zuppi, të dërguarin e Vatikanit në Kiev, deklaroi: "Ukraina mirëpret dëshirën e vendeve dhe partnerëve të tjerë për të arritur paqen në Ukrainë, por pasi që kjo luftë po vazhdon në territorin e vendit tonë, formula e vetme e pranueshme për arritjen e paqes në këtë vend, është formula e Ukrainës".

Zuppi mbërriti në Ukrainë të hënën për një mision që Vatikani e quajti "kërkimi i mënyrave për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme" në këtë vend.

Kjo është hera e dytë në dy muaj që Zelensky refuzon ofertën e Papa Françeskut, liderit të katolikëve botërorë, për të ndërmjetësuar në luftën me Rusinë.

Pas takimit të tij me Papa Françeskun në Vatikan muajin e kaluar, presidenti i Ukrainës u tha mediave italiane: "Kievit i intereson vetëm këndvështrimi i tij për paqen".