Pekini: Kina dhe BE janë viktima të ‘imponimit ekonomik të SHBA’
(last modified Wed, 07 Jun 2023 18:12:56 GMT )
Qershor 07, 2023 20:12 Europe/Tirane
  • Pekini: Kina dhe BE janë viktima të ‘imponimit ekonomik të SHBA’

Pekini zyrtar ka thënë sot se Kina dhe Bashkimi Evropian janë viktima të “imponimit ekonomik nga Shtetet e Bashkuara”, në përgjigje të një marrëveshjeje të BE për një klauzolë tregtare që dënon vendet për presion ekonomik ndaj vendeve anëtare të OBT.

“Kina dhe BE janë viktima të presionit ekonomik nga SHBA. SHBA u është imponuar hapur BE dhe disa vendeve të tjera për të kufizuar eksportet e pajisjeve përcjellëse drejt Kinës”. “Akte të tilla bullzmi tregtar teknologjik pengojnë zhvillimin e këtij sektori dhe dëmtojnë jo vetëm interesat e Kinës e BE, por dhe rregullat tregtare multilaterale apo rendin tregtar”, shtoi Wang Wenbin. “Ne shpresojmë që BE të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar kundër imponimit ekonomik nga SHBA”, tha ai me tej. Zhvillimi vjen teksa Kina dënoi Lituaninë për forcimin e lidhjeve me Tajvanin. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha në konferencën e rregullt të shtypit se Lituania po vepron gabim për çështjen e Tajvanit. “Kina e ka bërë të qartë se Lituania duhet të korrigjojë gabimin e saj në lidhje me çështjen e Tajvanit dhe t’i rikthehet sa më shpejt politikës ‘Një-Kinë’”.

 

Tags