Kryeministri i Kanadasë për vizitë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145224-kryeministri_i_kanadasë_për_vizitë_në_ukrainë
Kryeministri i Kanadasë ka arritur në kryeqytetin e Ukrainës në një vizitë të paparalajmëruar për t'u takuar me zyrtarë ukrainas.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 10, 2023 16:26 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Kanadasë për vizitë në Ukrainë

Kryeministri i Kanadasë ka arritur në kryeqytetin e Ukrainës në një vizitë të paparalajmëruar për t'u takuar me zyrtarë ukrainas.

Kanadaja, si një nga vendet anëtare të NATO-s, ka ofruar mbështetje të gjithanshme ekonomike dhe ushtarake dhe ka intensifikuar presionin kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë njoftoi në maj se një paketë ndihma ushtarake me vlerë 39 milionë dollarë kanadezë do t'i ofrohet Ukrainës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kryeministri kanadez Justin Trudeau mbërriti sot (e shtunë) në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, së bashku me ministren kanadeze të financave Chrystia Freeland për një udhëtim njëditor.

Ky është udhëtimi i dytë i Trudeau në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, dhe ai vizitoi për herë të parë Ukrainën në maj të vitit 2022.

Kanadaja dhe vendet e tjera perëndimore po vendosin sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë dhe gjithashtu po u bëjnë presion vendeve të tjera në mbarë botën, nga India në Azi deri në Brazil në Amerikën Latine, që të distancohen nga Rusia dhe ta izolojnë atë.

Pavarësisht dërgimit të pajisjeve ushtarake masive nga vendet perëndimore në Ukrainë, shumë ekspertë e vlerësojnë si të parëndësishme mundësinë që ky vend të fitojë betejën kundër rusëve.