Pekini hedh poshtë pretendimin e SHBA për spiunazh, përmes Kubës
(last modified Sun, 11 Jun 2023 08:35:06 GMT )
Qershor 11, 2023 10:35 Europe/Tirane
  • Pekini hedh poshtë pretendimin e SHBA për spiunazh, përmes Kubës

Qeveria kineze mohoi raportin e mediave amerikane se Pekini dhe Havana arritën një marrëveshje për të ndërtuar një bazë spiunazhi nga Kina në Kubë.

Sipas IRNA, duke cituar faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, mohoi raportin e mediave amerikane se Kina dhe Kuba ranë dakord për krijimin e një baze kineze spiunazhi, me aftësinë për të monitoruar komunikimet në të gjithë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, duke theksuar se Uashingtoni është kampioni botëror i hakerave dhe mbikqyrjes, shtoi: Shtetet e Bashkuara kanë pushtuar prej kohësh në mënyrë të paligjshme Gjirin e Guantanamos të Kubës për aktivitete sekrete dhe kanë rrethuar Kubën për më shumë se 60 vjet. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze tha: Amerika duhet të rishikojë seriozisht politikat e saj, të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kubës nën pretekstin e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të anulojë menjëherë bllokadën e saj ekonomike, tregtare dhe financiare kundër Havanës dhe të veprojë në mënyrë që të përmirësojë marrëdhëniet me Kubën, për vendosjen e paqes  dhe stabilitetit rajonal. Një zyrtar i qeverisë amerikane pretendoi se Kina po përdor një bazë në Kubë për të spiunuar SHBA-në. Më parë, Wall Street Journal pretendoi se Kina kishte arritur një marrëveshje të fshehtë me Kubën për të krijuar një qendër përgjimi në ishull 100 milje larg nga Florida.  Sipas Wall Street Journal, Kina dhe Kuba në parim kanë arritur një marrëveshje dhe Kina do t'i paguajë Kubës "disa miliardë dollarë" për të krijuar stacione përgjimi.   Objekti i spiunazhit i lejon Kinës të mbledhë komunikime elektronike nga juglindja e Shteteve të Bashkuara, qendra e shumë bazave ushtarake amerikane, si dhe të monitorojë trafikun e anijeve.

Tags