Çlirohen tre fshatra të vijës së parë të frontit në Donetsk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145296-Çlirohen_tre_fshatra_të_vijës_së_parë_të_frontit_në_donetsk
Forcat e armatosura të Ukrainës pretenduan se kishin rimarrë tre fshatra nga kontrolli i forcave ruse në provincën Donetsk në juglindje të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2023 07:57 Europe/Tirane
  • Çlirohen tre fshatra të vijës së parë të frontit në Donetsk

Forcat e armatosura të Ukrainës pretenduan se kishin rimarrë tre fshatra nga kontrolli i forcave ruse në provincën Donetsk në juglindje të këtij vendi.

Sipas Guardian, në një video të publikuar të dielën nga Brigada e 68 Yager, ushtarët ukrainas ngritën flamurin mbi një ndërtesë në fshatin Blahodatne. Valery Shershan, një zëdhënës rajonal i ushtrisë ukrainase, tha se fshati Blahodatne disa kilometra në jug të fshatit Velika Novosilka, në periferi të rajoneve Donetsk dhe Zaporizhia, është nën kontrollin e Kievit. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, gjithashtu në një deklaratë tha se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e fshatit  Makaryuka dhe kanë përparuar nga 300 deri në 1500 metra në dy drejtime në frontin jugor. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të dielën theksoi se në këtë zonë zmbrapsi sulmet e Ukrainës.  Në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se përpjekjet e Ukrainës për të nisur operacione kundërsulmuese në akset e vijës së parë të frontit në Donetsk dhe Zaporizhia n kanë dështuar.