Rusia në prag të ndërprerjes së marrëdhënieve me Kanadanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145502-rusia_në_prag_të_ndërprerjes_së_marrëdhënieve_me_kanadanë
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur një diplomat kanadez në Moskë në shenjë proteste për konfiskimin e një avioni Antonov në Toronto, duke paralajmëruar se marrëdhëniet ruso-kanadeze janë në “prag të ndërprerjes”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 16, 2023 17:25 Europe/Tirane
  • Rusia në prag të ndërprerjes së marrëdhënieve me Kanadanë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur një diplomat kanadez në Moskë në shenjë proteste për konfiskimin e një avioni Antonov në Toronto, duke paralajmëruar se marrëdhëniet ruso-kanadeze janë në “prag të ndërprerjes”.

Kanadaja urdhëroi të shtunën sekuestrimin e një avioni rus Antonov-124 në aeroportin e Torontos. Sekuestrimi i parë i aseteve ruse synon të ushtrojë presion mbi Moskën për agresionin në Ukrainë. Kanadaja njoftoi sekuestrimin e avionit ndërsa kryeministri Justin Trudeau ndodhej në një vizitë në Kiev, ku njoftoi 500 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Rusia i tha  nënkryetarit të ambasadës së Kanadasë në Moskë, Brian Ebel, se e shihte sekuestrimin e avionit si “vjedhje cinike”. “Politika rusofobe e Kanadasë do të sjellë pasojat më serioze për marrëdhëniet ruso-kanadeze, të cilat janë në prag të ndërprerjes për fajin e administratës Trudeau”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.