OKB paralajmëron për katastrofat humanitare në Sudan
(last modified Sat, 17 Jun 2023 08:20:43 GMT )
Qershor 17, 2023 10:20 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për katastrofat humanitare në Sudan

Zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar për katastrofa humanitare të shkaktuara nga konfliktet e brendshme në Sudan.

Në një deklaratë, Martin Griffith, kreu i Çështjeve Humanitare të OKB-së, njoftoi se rajoni i Darfurit po shkon me shpejtësi drejt një krize humanitare dhe njerëzit e këtij rajoni po jetojnë në një makth të vërtetë. Ai shtoi se dhuna fisnore është përhapur dhe kjo çështje rrit rrezikun e rifillimit të tensioneve racore dhe etnike që shkaktuan konflikte të përgjakshme njëzet vjet më parë. Griffith i kërkoi botës të parandalonte përsëritjen e një tragjedie të tillë. Ai gjithashtu shtoi se rreth një milion e shtatëqind mijë njerëz janë zhvendosur dhe rezervat e ndihmave humanitare janë plaçkitur dhe me qindra njerëz janë vrarë për shkak të konflikteve.

Tags