Policia franceze sulmon aktivistët mjedisorë me gaz lotsjellës
Policia franceze u përplas me protestuesit që janë kundër ndërtimit të një linjë të re hekurudhore midis këtij vendi dhe Italisë dhe ndaj tyre përdori gaz lotsjellës.
Sipas AFP, policia franceze përdori gaz lotsjellës gjatë përleshjeve me protestuesit që po përpiqeshin të ndalonin ndërtimin e një linje të re hekurudhore për kalimin e trenave me shpejtësi të lartë midis vendit dhe Italisë. Kundërshtarët thonë se ky plan do të shkatërrojë mjedisin e ndjeshëm të Alpeve. Sipas raportimeve të mediave, disa protestues hodhën sende ndaj policisë dhe policia si kundërpërgjigje përdori gaz lotsjellës. Protestuesit kanë mundur të bllokojnë edhe rrugën kryesore në vendin ku ata ishin grumbulluar për protesta. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen tha se 12 pjesëtarë të policisë u plagosën në përleshjet me protestuesit. Gazetari i AFP shtoi: Protestuesit gjithashtu sulmuan linjën hekurudhore fqinje, megjithëse trenat për shkak të situatës kishin ndaluar lëvizjen e tyre. Linja e re hekurudhore do të lidhë Lionin e Francës me Torinon e Italisë dhe 57 kilometra prej saj do të kalojë përmes një tuneli në Alpe. Kjo linjë hekurudhore mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe ndërtimi i saj kushton më shumë se 28 miliardë dollarë. Mbështetësit e këtij projekti thonë se ky projekt do të reduktojë ndjeshëm trafikun rrugor të mallrave, por protestuesit besojnë se ndërtimi i kësaj linje hekurudhore do të dëmtojë mjedisin e Alpeve.