BE po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë
BE-ja po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërsulmin e saj, tha shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton për të përditshmen franceze Le Parisien.
Ai tha se BE do të rrisë përpjekjet e saj, duke u zotuar se 1 milion armë të kalibrit të lartë duhet të sigurohen brenda vitit të ardhshëm. “Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të ofruar armë dhe municione – kjo është një luftë me intensitet të lartë në të cilën ato luajnë një rol vendimtar”, ka thënë Breton, duke përmendur një premtim për të furnizuar një milion armë të kalibrit të rëndë gjatë 12 muajve të ardhshëm. “Ne po përgatitemi që lufta të zgjasë edhe disa muaj, apo edhe më gjatë”, shtoi ai. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar të mërkurën do të presë “Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës” për të diskutuar se si të rindërtohet vendi pas konfliktit shkatërrues me Rusinë. Kryeministri britanik Rishi Sunak është vendosur t’u bëjë thirrje investitorëve dhe drejtuesve të biznesit që “të shfrytëzojnë me shpejtësi inovacionin dhe kreativitetin” për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.