Qershor 20, 2023 09:33 Europe/Tirane
  • Johnson dënohet /Parlamenti britanik miratoi raportin për skandalin Partygate

Të hënën, anëtarët e Dhomës së lartë Britanike, në një lëvizje të paprecedentë, miratuan me shumicë votash raportin që akuzon ish-kryeministrin Boris Johnson se ka mashtruar me dashje organin legjislativ në rastin e diskutueshëm të mbajtjes së festës ilegale në kulmin e kufizimeve të koronës.

Sipas agjencisë Mehr, në këtë votim 354 deputetë votuan pro dhe shtatë deputetë kundër raportit për atë që quhet skandali Partygate. Në këtë mënyrë ish-kryeministri britanik, për herë të parë në historinë moderne të këtij vendi u akuzua për mashtrim. Gjatë votimit, Johnsonit iu anulua leja për të hyrë në ndërtesën e parlamentit. Edhe nëse ai nuk do të jepte dorëheqjen si përfaqësues i parlamentit, atij do t'i ndalohej pjesëmarrja në mbledhjet e organ legjislativ për 90 ditë. Sipas raportit të kësaj gazete angleze, në mesin e raundit të dytë të kufizimeve për koronavirusin, zyra e kryeministrit britanik në ambiente të mbyllura ka organizuar festa dhe festime jo-pune, ndërkohë që  mbajtja e tubimeve jashtë orarit të punës ishte e ndaluar. Pas zbulimit të këtij raporti, Johnson i kërkoi falje publikut dhe pranoi të kryente një hetim të pavarur në lidhje me këtë rast. Javën e kaluar, komisioni hetimor i Parlamentit Britanik publikoi një raport të ashpër, duke akuzuar ish-kryeministrin britanik për mashtrim të qëllimshëm të Parlamentit dhe opinionit publik lidhur me mbajtjen e festimeve të paligjshme në kulmin e kufizimeve të koronavirusit. Johnson, i cili shpresonte të merrte pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm dhe të kthehej në Downing Street, dha dy javë më parë dorëheqjen nga parlamenti.

 

Tags