Qershor 21, 2023 09:03 Europe/Tirane
  • Lavrov: Do të luftojmë sepse NATO dëshiron të luftojë!

Të martën, ministri i jashtëm rus kritikoi ashpër vendimin e NATO-s për të mos ndalur konfliktin në Ukrainë.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, Sergej Lavrov shtoi: "Pikëpamja e NATO-s për mosndalimin e konflikteve në Ukrainë tregon dëshirën e kësaj aleance ushtarake për të shkuar në luftë me Rusinë". Ai njëkohësisht paralajmëroi për pasojat e krijimit të blloqeve ushtarake si AUKUS (Marrëveshja për Nëndetëset Bërthamore midis Shteteve të Bashkuara, Anglisë dhe Australisë). "Kjo është një lojë e rrezikshme dhe herët a vonë NATO-ja do ta kuptojë kotësinë dhe ngërçin e saj", tha shefi i diplomacisë ruse. Duke iu referuar fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me kundërshtimin e përfundimit të armiqësive në Ukrainë, ministri i Jashtëm rus tha: “Nëse NATO është kundër përfundimit të armiqësive në Ukrainë, atëherë kjo tregon se ata duan të luftojnë, ndaj le të luftojnë dhe ne jemi gati për këtë." Sekretari i Përgjithshëm i Traktatit të Atlantikut të Veriut të hënën refuzoi të pranojë çdo marrëveshje të diktuar nga Rusia. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Schultz, ai tha: "Edhe pse të gjithë duan një fund të luftës në Ukrainë, një paqe e drejtë në Ukrainë nuk do të thotë ndalimi i konflikteve dhe pranimi i marrëveshjes së imponuar nga Rusia”.

Tags