Gjermania: Ukraina përfundimisht do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145736-gjermania_ukraina_përfundimisht_do_të_bëhet_anëtare_e_bashkimit_evropian
Ministrja e jashtme e Gjermanisë në një deklaratë njoftoi se Ukraina përfundimisht do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 22, 2023 08:08 Europe/Tirane
  • Gjermania: Ukraina përfundimisht do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian

Ministrja e jashtme e Gjermanisë në një deklaratë njoftoi se Ukraina përfundimisht do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas TeleTrader, Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock në margjinat e konferencës për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës në Londër, edhe një herë mbështeti anëtarësimin e Kievit në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Baerbok tha: Vendi i shkatërruar nga lufta do të bëhet përfundimisht anëtar i Bashkimit Evropian, gjë që tregon rëndësinë e mbështetjes ndaj këtij vendi dhe zmbrapsjes së sulmeve ruse. Duke iu referuar mbajtjes së kësaj konference vitin e ardhshëm në Gjermani, ajo vuri në dukje se: Për këtë, takimi i vitit të ardhshëm lidhur me rindërtimin e këtij vendi në Berlin do të fokusohet më shumë në procesin e anëtarësimit të Ukrainës. Ne po bëjmë përpjekje serioze për të ndihmuar Kievin. Baerbok theksoi: Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në fushën financiare, politike dhe të armëve. Ne po kërkojmë fitoren e Ukrainës në luftën me Rusinë. Ne duam fitoren e paqes. Ministrja e Jashtme gjermane gjithashtu në takimin e ndihmës financiare për Ukrainën njoftoi ndarjen e një pakete ndihme humanitare për Ukrainën me vlerë 381 milionë euro për këtë vit.