Raundi i njëmbëdhjetë i sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145738-raundi_i_njëmbëdhjetë_i_sanksioneve_të_bashkimit_evropian_kundër_rusisë
Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të vendosin një raund të ri sanksionesh kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2023 04:38 Europe/Tirane
  • Raundi i njëmbëdhjetë i sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të vendosin një raund të ri sanksionesh kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Zbatimi i sanksioneve të gjera kundër Rusisë është një nga dy strategjitë kryesore të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj perëndimorë për të dobësuar Moskën në luftën në Ukrainë. Bashkimi Evropian deri më tani ka vendosur 10 paketa me sanksione kundër Rusisë në fusha të ndryshme. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, qeveritë evropiane dje ranë dakord për të aplikuar paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Në paketën e re të sanksioneve, janë bërë më shumë përpjekje për të parandaluar Moskën që të anashkalojë sanksionet e mëparshme, si dhe ka paralajmërime për vendet e treta që shkelin sanksionet e mëparshme. Suedia, si presidente e radhës së Bashkimit Evropian, njoftoi se kjo paketë përfshin masa që synojnë të luftojnë anashkalimin e sanksioneve. Prandaj, kjo paketë sanksionesh është një përpjekje për të ndëshkuar vendet dhe kompanitë që anashkalojnë kufizimet ekzistuese. Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermania janë të shqetësuara se klauzolat e sanksioneve, të cilat përfshijnë parandalimin e anashkalimit të sanksioneve kundër Rusisë, do të dëmtojnë marrëdhëniet diplomatike midis vendeve të BE-së.