Kreu i Wanger akuzoi Moskën se po gënjen publikun për Ukrainën
Yevgeny Prigozhin, kreu i Wanger, ka akuzuar liderin e Moskës se me arsyetimet për sulmin ndaj Ukrainës ka gënjyer publikun. Kjo është shenja e fundit e konfliktit midis qeverisë së Vladimir Putinit dhe një prej aleatëve të tij më të rëndësishëm.
Gazeta Guardian shkruan se, Prigozhin në një video gjysmë ore që postoi në kanalin e tij në Telegram, mohoi pretendimet e Moskës se Kievi në shkurt 2022 planifikonte të niste një sulm në zonat e kontrolluara nga Rusia në lindje të Ukrainës. Yevgeny Prigozhin, komandanti i ushtrisë private të Wanger-it të lidhur me Rusinë, i cili për disa muaj ka sulmuar në mënyrë të përsëritur zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes së vendit, përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, në pretendimin e fundit, tha se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm të sigurisë për të justifikuar kështu sulmin e gjithanshëm të Moskës në Kiev! Prigozhin pretendoi: Forcat e armatosura ukrainase nuk kishin ndërmend të sulmonin Rusinë me pjesëmarrjen e NATO-s. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po mashtron opinionin publik. Kreu Prigozhin kritikoi ashpër ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe tha: Shoigu ka mijëra nga më të përgatiturit. Ai vrau ushtarë rusë në ditët e para të luftës. Këta psikopatë arritën në përfundimin se “nuk ka problem, do të sakrifikojmë disa mijëra zezakë të ushtrisë ruse. Ata do të vriten nga zjarri i artilerisë, por ne do të marrim atë që duam. Kjo është arsyeja e zgjatjes së luftës. Prigozhin tha gjithashtu se udhëheqja ruse mund ta kishte shmangur luftën duke negociuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Kur Zelenski u bë president, ai ishte gati të binte dakord. E vetmja gjë për të bërë ishte të negocionim me të. Duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e Putinit se Moska kishte zmbrapsur kundërsulmin e Kievit, Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake të Rusisë se gënjeu publikun për humbjet e saj në Ukrainë, duke thënë: "Ushtria ruse po tërhiqet në të gjitha drejtimet dhe po derdh shumë gjak ...ajo që na thonë është mashtrimi më i madh.