Rusia refuzon pretendimet e reja të presidentit francez
Zëdhënësi i presidencës ruse hodhi poshtë pretendimin e ri të presidentit francez për Rusinë.
Sipas IRNA, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse dje të premten, në një deklaratë, hodhi poshtë pretendimin e Emmanuel Macron, presidentit të Francës, se Rusia është një forcë destabilizuese në Afrikë. Dmitry Peskov gjithashtu tha se Rusia me Afrikën po zhvillon marrëdhënie miqësore dhe konstruktive të bazuara në respektin reciprok. Ky pretendim i ri i Macron është ngritur ndërkohë që Franca ka qenë prezente prej vitesh me pretekstin e ndihmës për të luftuar terrorizmin në Afruikë dhe në fakt po ndërhyn hapur dhe fshehurazi në fusha të ndryshme politike dhe ekonomike. Ndërhyrjet e Francës kanë bërë që të shtohen kritikat ndaj këtij vendi, sidomos vitet e fundit, pas dështimit të Parisit për të përmbushur detyrimet e tij në luftën kundër grupeve militante dhe terroriste.