Tërheqja e forcave të Wanger/Prigozhin shkon në Bjellorusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145862-tërheqja_e_forcave_të_wanger_prigozhin_shkon_në_bjellorusi
Eugene Prigozhin, kreu i Grupit Wanger, të shtunën publikoi një regjistrim audio ku njoftoi se grupi po tërhiq forcat e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2023 05:25 Europe/Tirane
  • Tërheqja e forcave të Wanger/Prigozhin shkon në Bjellorusi

Eugene Prigozhin, kreu i Grupit Wanger, të shtunën publikoi një regjistrim audio ku njoftoi se grupi po tërhiq forcat e tij.

Sipas IRNA, kreu i grupit Wanger tha: Ndërsa jemi 200 kilometra larg kryeqytetit, vendosëm të ndalojmë derdhjen e gjakut rus dhe të kthehemi në bazat tona. Kreu i grupit Wanger, në përgjigje të akuzave që presidenti dhe autoritetet ruse ngritën kundër tij pas njoftimit të sulmit të forcave të tij ndaj Moskës, tha se ai nuk ka kryer tradhti dhe pretendoi se ai e shpëtoi vendin nga shkatërrimi. Ai e konsideroi Ministrinë e Mbrojtjes si shkaktare të krizës aktuale. Pas rebelimit të militantëve të grupit Wanger dhe marrjes nën kontroll të disa qyteteve dhe linjave të transportit, presidenti rus "Vladimir Putin" në një fjalim televiziv të shtunën këtë rebelim e quajti një goditje me thikë pas shpine dhe lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër. Moska do të japë një përgjigje ndaj këtij rebelimi të armatosur. Kreu i grupit ushtarak të Wanger-it, pas negociatave me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ra dakord të tërhiqte forcat e Wanger-it nga qyteti i Rostovit në jug të Rusisë për të ulur tensionet dhe tha se kishte lëshuar një urdhër për të ndaluar sulmin e forcave të tij drejt Moskës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov të shtunën njoftoi se çështja penale kundër Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit Wanger, do të mbyllet dhe ai do të shkojë në Bjellorusi. Zëdhënësi i presidencës ruse garantoi largimin e sigurt të komandantit Wanger në Bjellorusi. Grupi i milicisë Wanger, nën komandën e Yevgeny Prigozhin, të premten filloi një rebelim të armatosur duke pretenduar se forcat e ushtrisë ruse sulmuan pozicionet e grupit. Duke vënë në dukje se forcat Wanger nuk do të ndiqen penalisht duke marrë parasysh përpjekjet e tyre në vijën e parë të luftës në Ukrainë, Peskov theksoi: Presidenti rus Vladimir Putin ka respektuar gjithmonë përpjekjet efektive të forcave Wanger në frontin e luftës në Ukrainë dhe për këtë nuk do të ketë asnjë ndjekje penale ndaj luftëtarëve që morën pjesë në përshkallëzimin e tensionit ushtarak dhe hynë në territorin rus. Ai shtoi se nëse anëtarët e grupit "Wanger" dëshirojnë, mund të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Në të njëjtën kohë, Mikhail Podoliak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, shprehu zemërimin e tij për përfundimin e krizës në Rusi dhe tha: Vendimi i tërheqjes së kreut të Grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin më befasoi vërtet. Podoliak në llogarinë e tij në Twitter shkroi: “Vendimi i Prigozhin më befasoi vërtet, ai pothuajse e shkatërroi Putinin, ishte gati të merrte kontrollin e qeverisë qendrore të Rusisë dhe të arrinte në Moskë, por papritmas u tërhoq. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko të shtunën diskutuan rezultatet e negociatave me Yevgeny Prigozhin, kreun e Grupit të Milicisë Wanger dhe Putin në këtë telefonatë vlerësoi ndërmjetësimin e Lukashenkos.