Erdogan: Suedia duhet të ndalojë protestat kurde
(last modified Sun, 25 Jun 2023 18:50:29 GMT )
Qershor 25, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Erdogan: Suedia duhet të ndalojë protestat kurde

Presidenti turk njoftoi se në mënyrë që Ankaraja të pranojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, Suedia duhet të ndalojë protestat kurde.

 Sipas Isna, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltberg, njoftoi se Suedia duhet të ndalojë protestat e mbështetësve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Stokholm, në mënyrë që Ankaraja të pranojë kërkesën e Suedisë për antarësim në NATO. Erdogan i tha Stoltenberg se Ankaraja ka një qëndrim konstruktiv, por ndryshimi i ligjeve të terrorizmit në Suedi për të përmbushur kërkesat e Turqisë janë të kota, sepse përkrahësit e PKK-së vazhdojnë të protestojnë në këtë vend. Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström më herët në Paris, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij franceze, Catherine Colonna, lidhur me luftën e vendit të tij kundër grupit terrorist PKK tha: "Suedia dënon aktet terroriste të të gjitha grupeve terroriste, përfshirë PKK-në".

Tags