Shkrirja e akullnajave të Himalajeve, më e shpejtë se sa pritej
(last modified Mon, 26 Jun 2023 07:11:17 GMT )
Qershor 26, 2023 09:11 Europe/Tirane
  • Shkrirja e akullnajave të Himalajeve, më e shpejtë se sa pritej

Shkencëtarët thonë se për shkak të ngrohjes globale shkalla e shkrirjes së akullnajave të borës dhe akullit në malet e Himalajeve vazhdon me ritme të shpejta dhe me ritmin aktual, vetëm rreth një e katërta e këtyre akullnajave do të mbeten deri në fund të këtij shekulli.

Sipas kanalit televiziv CGTN, procesi i shkrirjes së akullnajave të Hindu Kushit dhe Himalajeve vazhdon në atë mënyrë që këto akullnaja mund të humbasin rreth 75% të vëllimit të tyre deri në fund të shekullit. Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Maleve thotë se kjo mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme dhe mungesë uji për 240 milionë njerëz që jetojnë në rajonin malor, i cili përfshin majën e famshme Tumaluma, e njohur gjithashtu si Everest dhe K2. Ky hulumtim tregon se shkrirja e akullit është përshpejtuar në mënyrë dramatike dhe tani është 65% më e shpejtë se ajo që kemi parë në dekadat e mëparshme. Shkencëtarët kanë pikëpamje të ndryshme për atë se si ndryshimet klimatike po ndikojnë në zonat e largëta, por imazhet satelitore të publikuara në vitin 2019 kanë ndihmuar në rritjen e përpjekjeve për të marrë një pamje më të plotë.

Tags