Përparimi i forcave ukrainase rreth Bakhmutit/ Vriten 200 ushtarë rusë
Ushtria e Ukrainës tha se linjat e frontit në të gjithë vendin kishin parë luftime të ashpra gjatë dy ditëve të fundit. Më shumë se 20 përleshje janë zhvilluar në zonat e Donetsk - kryesisht Liman, Marinka dhe Bakhmut.
Sipas CNN, ushtria e Ukrainës tha se linjat e frontit në të gjithë vendin kishin parë luftime të ashpra gjatë dy ditëve të fundit. Më shumë se 20 përleshje janë zhvilluar në zonat e Donetsk - kryesisht Liman, Marinka dhe Bakhmut. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në përditësimin e tij operacional tha se rusët kishin kryer gjithashtu 25 sulme ajrore gjatë ditës së kaluar. Sipas ushtrisë ukrainase, rrethi Kupyansk i Kharkiv-it, të cilin rusët për më shumë se një muaj po përpiqeshin të kapnin, është shënjestruar nga artileria dhe me mortaja të fuqishme. Serhi Charvati, zëdhënësi i grupit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës, tha se forcat e këtij vendi po avancojnë, po vazhdojnë operacionet sulmuese dhe po e shtyjnë armikun prapa. Ai shtoi se gjatë ditës së kaluar, forcat ukrainase përparuan 600 deri në 1000 metra në krahun jugor dhe verior rreth Bakhmutit. Sipas Chervatit, rreth 200 ushtarë rusë janë vrarë gjatë ditës së kaluar dhe janë shkatërruar të gjitha llojet e pajisjeve ruse.