Wagner Group përfundon aktivitetin që nga korriku
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145922-wagner_group_përfundon_aktivitetin_që_nga_korriku
Kreu i Wagner Group bëri të ditur se të gjitha aktivitetet e këtij grupi do të ndërpriten nga dita e parë e korrikut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2023 17:24 Europe/Tirane
  • Wagner Group përfundon aktivitetin që nga korriku

Kreu i Wagner Group bëri të ditur se të gjitha aktivitetet e këtij grupi do të ndërpriten nga dita e parë e korrikut.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner, të hënën tha: "Na vjen keq për dëmtimin e helikopterëve rusë që na sulmuan por qëllimi ynë nuk ishte të përmbysim pushtetin politik të zgjedhur ligjërisht".  Kreu i Wagner, i cili foli për herë të parë pas përfundimit të rebelimit të grupit Wagner dy ditë më parë, në një mesazh zanor 11-minutësh që ai publikoi në kanalin e tij Telegram tha: "Qëllimi i veprimit tonë ishte të parandalonim shpërbërjen e grupit Wagner dhe të tërhiqnim vëmendjen për këtë çështje." “Kur kuptuam se gjaku rus do të derdhej, vendosëm të ktheheshim prapa”, shtoi Prigozhin. Shefi Wagner shtoi: "Ne thjesht donim që njerëzit që bënë gabime gjatë operacioneve speciale në Ukrainë të mbaheshin përgjegjës." Rusia përjetoi një situatë të paprecedentë të tensionuar nga e premtja deri në mbrëmjen e së shtunës. Forcat e Wagnerit kapën baza ushtarake në qytetin jugor rus të Rostovit dhe Prigozhin njoftoi se forcat e tij kishin filluar një plan për të arritur në Moskë.  Ndërsa disa orë më vonë, me ndërmjetësimin e Presidentit të Bjellorusisë, Presidenti Wagner pranoi të ndalonte avancimin dhe të tërhiqte forcat e tij në këmbim të garancive të sigurisë.