Evropa premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha: "Ne më shumë se më parë do të vazhdojmë ndihmën për Ukrainën, veçanërisht ndihmën ushtarake".
Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, Joseph Borrell, përgjegjës për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, në një konferencë për shtyp në Luksemburg, duke iu referuar zhvillimeve të dy ditëve të fundit në Rusi, pretendoi se besueshmëria e Rusisë dhe Putinit është dobësuar dhe sistemi politik atje është shembur. Ai tha: Ne më shumë se më parë do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, veçanërisht ndihmën ushtarake. Borrell shtoi: Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën me pajisje dhe trajnime pa marrë parasysh se sa kohë duhet. Ne deri tani kemi trajnuar 34 mijë ushtarë ukrainas. Ne presim realizimin e paqes në Ukrainë dhe do të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje të drejtë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën për të përmirësuar aftësitë e saj ushtarake dhe mbrojtëse deri në fund të luftës. Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dimitri Kolba, i cili ishte i pranishëm në takim përmes video-konferencës, ka bërë të ditur se Ukraina i ka kërkuar Bashkimit Evropian që duke rritur mbështetjen e saj për këtë vend të përshpejtojë disfatën e Rusisë. Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka ndarë 3.6 miliardë euro në formën e një fondi të përbashkët për pajisjen e ushtrisë ukrainase.