Parisi digjet në zjarrin e zemërimit të njerëzve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146018-parisi_digjet_në_zjarrin_e_zemërimit_të_njerëzve
Në natën e dytë të trazirave pas të shtënave fatale ndaj një 17-vjeçari në periferi të Nanterit, protestuesit hodhën sende zjarrëvënëse dhe fishekzjarre ndaj policisë dhe u vunë flakën makinave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2023 05:49 Europe/Tirane
  • Parisi digjet në zjarrin e zemërimit të njerëzve

Në natën e dytë të trazirave pas të shtënave fatale ndaj një 17-vjeçari në periferi të Nanterit, protestuesit hodhën sende zjarrëvënëse dhe fishekzjarre ndaj policisë dhe u vunë flakën makinave.

Gjatë kësaj trazire të ndodhur dje, makinat u dogjën në periferinë Nanterre të Parisit dhe tensioni u përhap edhe në qytete të tjera franceze. Përveç kësaj, thuhet se protestuesit sulmuan ndërtesën e bashkisë në periferi të Bizon, në veriperëndim të Parisit dhe i vunë flakën një shkolle fillore. Këto ngjarje në Francë kanë ndodhur pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga policia. Prokuroria publike e rajonit Nanter gjithashtu njoftoi se vrasja e këtij adoleshenti nga forcat e policisë ka ndodhur gjatë kontrollit të një makine në të cilën po transportoheshin disa persona; Ky adoleshent ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes pas të shtënave direkte nga policia.   Prokuroria ka bërë të ditur se polici që ka qëlluar viktimën për shkak se ka shpërfillur urdhrin e policit për të ndaluar, tashmë ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes me paramendim. Sipas policisë franceze, të paktën 77 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në këtë vend. Ministria e Brendshme franceze bëri thirrje për paqe dhe njoftoi se 2000 forca policie janë vendosur në zona të ndryshme të Parisit dhe periferisë së tij.