Von der Leyen: Evropa planifikon të konfiskojë asetet ruse
Kreu i Komisionit Evropian njoftoi se Brukseli ka një plan për të konfiskuar asetet e huaja të Rusisë në të mirë të Ukrainës.
Ursula van der Leyen të premten njoftoi se Brukseli po përgatit një plan në bazë të të cilit do të konfiskohen asetet ruse në vendet anëtare të BE-së. Duke elaboruar detajet e planit, kreu i Komisionit Evropian tha se plani përfshin investimin e aseteve të ngrira ruse, fitimet e të cilave do të dërgohen në Kiev. Von der Leyen theksoi më tej se vendet anëtare të BE-së duhet të zgjerojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën duke dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë. Kreu i Komisionit Evropian shtoi se Evropa ka shpenzuar deri tani 70 miliardë euro në Ukrainë dhe ka intensifikuar sanksionet kundër Rusisë. Von der Leyen tha se Evropa deri më tani ka trajnuar 24,000 ushtarë ukrainas.