Von der Leyen: Evropa planifikon të konfiskojë asetet ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146060-von_der_leyen_evropa_planifikon_të_konfiskojë_asetet_ruse
Kreu i Komisionit Evropian njoftoi se Brukseli ka një plan për të konfiskuar asetet e huaja të Rusisë në të mirë  të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2023 17:20 Europe/Tirane
  • Von der Leyen: Evropa planifikon të konfiskojë asetet ruse

Kreu i Komisionit Evropian njoftoi se Brukseli ka një plan për të konfiskuar asetet e huaja të Rusisë në të mirë  të Ukrainës.

Ursula van der Leyen të premten njoftoi se Brukseli po përgatit një plan në bazë të të cilit do të konfiskohen asetet ruse në vendet anëtare të BE-së. Duke elaboruar detajet e planit, kreu i Komisionit Evropian tha se plani përfshin investimin e aseteve të ngrira ruse, fitimet e të cilave do të dërgohen në Kiev. Von der Leyen theksoi më tej se vendet anëtare të BE-së duhet të zgjerojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën duke dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë. Kreu i Komisionit Evropian shtoi se Evropa ka shpenzuar deri tani 70 miliardë euro në Ukrainë dhe ka intensifikuar sanksionet kundër Rusisë.  Von der Leyen tha se Evropa deri më tani ka trajnuar 24,000 ushtarë ukrainas.