Zakharova: Finlanda pas anëtarësimit në NATO po humbet pavarësinë e saj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146064-zakharova_finlanda_pas_anëtarësimit_në_nato_po_humbet_pavarësinë_e_saj
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse njoftoi se pas anëtarësimit në NATO, Finlanda po ndjek plotësisht politikat e kësaj aleance ushtarake dhe po humbet pavarësinë e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2023 17:20 Europe/Tirane
  • Zakharova: Finlanda pas anëtarësimit në NATO po humbet pavarësinë e saj

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse njoftoi se pas anëtarësimit në NATO, Finlanda po ndjek plotësisht politikat e kësaj aleance ushtarake dhe po humbet pavarësinë e saj.

Maria Zakharova tha se Finlanda ka ndjekur pikëpamjet e NATO-s që kur u bashkua me aleancën e NATO-s në muajin prill. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse vuri në dukje edhe deklaratat e qeverisë finlandeze në lidhje me dhënien e ndihmës së huaj për vendet në zhvillim dhe theksoi: Helsinki ka vendosur të shkurtojë ndihmën financiare për vendet afrikane që mbështesin Rusinë.