Trazira të gjera në Francë dhe reagimi pasiv i Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146090-trazira_të_gjera_në_francë_dhe_reagimi_pasiv_i_macron
Mbrëmjen e së premtes, për të katërtën natë radhazi, Franca dëshmoi protesta të shumta kundër vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga policia e këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 01, 2023 09:22 Europe/Tirane
  • Trazira të gjera në Francë dhe reagimi pasiv i Macron

Mbrëmjen e së premtes, për të katërtën natë radhazi, Franca dëshmoi protesta të shumta kundër vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga policia e këtij vendi.

Vrasja e Nael M. shoferi 17-vjeçar i një Mercedes Benz nga një oficer policie, shkaktoi trazira në Nanterre, të cilat më pas u përhapën edhe në qytete të tjera të mëdha si Toulouse, Lion, Marseille dhe Strasburg. Në këto protesta u dogjën me dhjetëra makina policie, u dogjën komisariate dhe ndërtesat e zyrave, si dhe u dëmtuan institucionet arsimore. Me dhjetëra persona u plagosën gjatë shtypjes së trazirave.  Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq të frenonte trazirat pas vrasjes fatale të një adoleshenti nga policia, protestat në qytetet kryesore të vendit u mbajtën edhe në natën e katërt. Dyzet mijë forca policie janë vendosur në të gjithë Francën për t'u marrë me protestat.  Vitet e fundit, Franca ka qenë subjekt i protestave dhe trazirave të shumta për arsye dhe tema të ndryshme. Megjithatë, trazirat e fundit në qytete të ndryshme të këtij vendi mesa duket kanë ndodhur si kundërpërgjigje ndaj dhunës së paprovokuar të policisë franceze.  Vrasja e një adoleshenteje 17-vjeçar në mes të ditës nga policia franceze dhe paraqitja e një raporti të rremë për këtë incident që është interpretuar si “amerikanizimi i policisë franceze”, është një tjetër tragjedi që ka cuar në shtimin e zërmërimti ndaj xhandarëve të këtij vendi dhe të zjarrit të etjes së qytetarëve francezë për hakmarrje. Një video në vendin e ngjarjes, e cila është publikuar në rrjetet sociale, tregon një oficer policie duke ndaluar një shofer nën kërcënimin e armës, i cili me pas hapi zjarr kur makina nisi të lëvizë.  Në këtë video dëgjohet një zë që thotë:  “Ti largohesh me një plumb në kokë”. Prokurori i Nanterit, Pascal Parash, në kundërpërgjigje ndaj veprimit të punonjësit të policisë dhe vrasjen e adoleshentin, deklaroi se “kushtet ligjore për përdorimin e armëve nuk janë plotësuar”. Sipas tij, polici në fjalë i është paraqitur gjyqtarit për akuzën e vrasjes me dashje dhe prokurori kërkon që për këtë polic ta caktohet masa e arrestit të përkohshëm. Ai shtoi:  Autopsia e viktimës raportoi “një plumb që ka hyrë në krahun e majtë dhe më pas në gjoks, duke kaluar nga e majta në të djathtë. Prokurori i Nanter theksoi se gjatë kontrollit në makinën e viktimës nuk u gjet asnjë drogë apo alkool. Disa politikanë të shquar francezë, si Jean-Luc Mélenchon, kreu i partisë “Franca e paepur”, kritikë të performancës së policisë së vendit, këtë herë mbajtën qëndrim të ashpër ndaj xhandarëve francezë. Lidhur me këtë, Melenchon, duke publikuar një postim në Tëitter, ka kërkuar drejtësi për Naelin e “gjorë” dhe pezullimin e “policit vrasës” dhe bashkëpunëtorit të tij që e ka urdhëruar të qëllojë. Për shkak të përhapjes së protestave në të gjithë Francën në përgjigje të vrasjes gjakftohtë të këtij adoleshenti 17-vjeçar në qytetin e Nanterre nga policia, presidenti i këtij vendi, Emmanuel Macron, urdhëroi formimin e një njësie ndërministrore të krizës. Ndërkohë mediat si gazeta “Le Figaro” kanë ngritur pyetjen nëse Franca do të kthehet në një “luftë civile”? Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ende nuk e ka marrë veten nga grevat masive dhe demonstratat kundër ligjit të ri të qeverisë së tij për rritjen e moshës së pensionit, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe theksoi se "asgjë nuk e justifikon vdekjen e një të riu". Në vijim të këtij qëndrimi, edhe kryeministrja franceze Elizabeth Bourne para senatorëve të vendit ka theksuar se “ është e qartë se ndërhyrja e policisë nuk ka qenë në përputhje me ligjin. Pamjet tregojnë se nuk është respektuar kuadri ligjor i ndërhyrjes me armë.