Korrik 02, 2023 09:51 Europe/Tirane
  • Vazhdon kriza dhe kaosi në Francë: Reagim ndaj dhunës dhe racizmit

Vazhdimi i krizës sociale dhe trazirave të gjera në Francë ka shkaktuar reagime të ndryshme në nivel të zyrtarëve dhe politikanëve francezë, evropian dhe botëror.

Që nga mbrëmja e së martës, në qytete të ndryshme të këtij vendi një numër i madh francezësh protestuan kundër vrasjes së një shoferi të ri francez me origjinë algjeriane të quajtur Nahel Marzouq. Këto protesta u shndërruan në dhunë dhe një numër i madh protestuesish u arrestuan. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i forcave të sigurisë dhe protestuesve u plagosën në përleshjet me njëri-tjetrin, si dhe shumë makina gjithashtu u dogjën. Këto protesta vazhdojnë dhe janë shtrirë edhe në Belgjikë. Makina e këtij 17-vjeçari është ndaluar nga policia të martën për shkelje të rregullave të drejtimit të automjetit në zonën Nanter në periferi të Parisit.  Policia fillimisht raportoi se një nga oficerët e qëlloi adoleshentin pasi ai po tentonte ta shtypte policin, por kjo histori u kundërshtua nga një video e ngjarjes që u publikua dhe u konfirmua nga AFP dhe krijoi bazën për protesta të gjera në këtë vend. Sipas prokurorisë franceze, polici 38-vjeçar që qëlloi këtë person të paarmatosur ndodhet në paraburgim dhe është nën hetim për këtë ngjarje vdekjeprurëse. Një çështje e rëndësishme në kuadrin e kësaj vrasjeje të pakuptimtë para së gjithash është dhuna e gjerë dhe e pajustifikuar nga policia franceze.  Në fakt, vrasja e këtij 17-vjeçari në mes të ditës nga policia franceze dhe paraqitja e një arsyetimi të rremë për këtë incident që është interpretuar si amerikanizimi i policisë franceze, është një tjetër tragjedi e regjistruar e shkaktuar nga policë e inatosur të këtij vendi. Kjo ngjarje shkaktoi zemërimin e qytetarëve francezë të cilët janë në etje për hakmarrje.  Pas publikimit të videos së vrasjes së një djali të ri nga policia në rrjetet sociale, francezët janë të shqetësuar për policinë e këtij vendi sepse ajo po ndjek shembullin e policisë amerikane, duke ushtruar dhunë të paprovokuar dhe duke vrarë njerëzit pa asnjë provë të vlefshme. Në radhë të dytë, kjo ngjarje katastrofike ekspozoi edhe një herë çështjen e racizmit të gjerë në Francë dhe ndikimin e kësaj çështjeje në vrasjen e këtij adoleshenti me prejardhje algjeriane. Kjo është një çështje që ka marrë vëmendjen edhe të Kombeve të Bashkuara.  Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se ishte e shqetësuar nga të shtënat vdekjeprurëse që vranë adoleshentin francez, por shtoi se kjo mund të ishte një mundësi. Kombet e Bashkuara e panë këtë si një mundësi për të trajtuar problemin e thellë të racizmit në agjencitë e zbatimit të ligjit të Francës. Raveena Shamdasani, zëdhënësja e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha: Kjo është një mundësi e mirë për Francën që të adresojë problemin e thellë të racizmit dhe diskriminimit racor në procesin e zbatimit të ligjit. Njëkohësisht, kjo organizatë për të drejtat e njeriut ka kërkuar trajtim human ndaj protestuesve.  Në këtë drejtim, duke theksuar rëndësinë e tubimeve paqësore, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut u kërkoi autoriteteve franceze të respektojnë parimet e respektimit të ligjit, domosdoshmërinë e proporcionalitetit, mosdiskriminimit, kujdesit dhe llogaridhënies kur përdorin forcën për t'u përballur me dhunën e njerëzve në demonstrata. Vlen të përmendet se presidenti francez Emmanuel Macron, në vend që të hetojë arsyet reale të këtij incidenti tronditës, pra vrasjen e një adoleshenti franko-algjerian nga policia dhe nevojën për marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e këtyre incidenteve, është përpjekur të justifikohet duke fajësuar rrjetet sociale, si shkaktarë të krizës aktuale dhe rebelimin e gjerë në Francë.  Macron deklaroi se rrjetet sociale luajtën një rol në incidentet e fundit në këtë vend dhe theksoi se do të zbatojmë masa kufizuese për heqjen e përmbajtjeve provokuese në rrjetet sociale dhe se këto rrjete duhet të heqin përmbajtjet e ndjeshme dhe të përmbushin përgjegjësinë e tyre. Megjithatë, çështja kryesore është se pa një ndryshim thelbësor në qasjet dhe veprimet e bazuara në racizëm në shoqërinë franceze, veçanërisht nga policia e këtij vendi, do të ketë ende një mundësi të konsiderueshme për përsëritjen e incidenteve të tilla.

Tags