Reagimi i vonuar; Suedia dënon ashpër përdhosjen e Kuranit të Shenjtë
(last modified Mon, 03 Jul 2023 09:19:30 GMT )
Korrik 03, 2023 11:19 Europe/Tirane
  • Reagimi i vonuar; Suedia dënon ashpër përdhosjen e Kuranit të Shenjtë

Në një deklaratë të vonuar, Ministria e Jashtme suedeze pas një valë të gjerë dënimesh dhe kritikash ndërkombëtare, dënoi djegien e Kuranit të Shenjtë në Stokholm dhe e përshkroi atë si një akt anti-islamik.

Sipas Al Jazeera, Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë të dielën dënoi veprimet islamofobike dhe njoftoi se këto veprime nuk pasqyrojnë pikëpamjet e qeverisë së vendit. Pas dënimeve të forta globale për shkak të djegies së Kuranit jashtë xhamisë qendrore në Stokholm dhe kërkesës së OIC( Organizatës së Bashkëpunimit Islamik) për të parandaluar përsëritjen e mosrespektimit të librit të shenjtë mysliman në të ardhmen, qeveria suedeze dënoi përdhosjen e Kuranit jashtë xhamisë qendrore të kryeqytetit. Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë përmes një deklarate njoftoi:  Qeveria suedeze e kupton plotësisht se aktet e islamofobisë nga individë të caktuar në Suedi mund të jenë fyese për myslimanët. Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime, të cilat në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e qeverisë suedeze. Sipas Al Jazeera, ky dënim është bërë në përgjigje të kërkesës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik me seli në Arabinë Saudite për të parandaluar përdhosjen e Kuranit në të ardhmen. Organizata e Bashkëpunimit Islamik të dielën pas djegies së Kuranit të Shenjtë në Suedi mbajti një takim urgjent në Jeddah.  Organizata e Bashkëpunimit Islamik në këtë takim njoftoi:  Fyerja e Kuranit të Shenjtë dhe e Profetit të Islamit(savs) nuk janë si disa incidenteve të caktuara anti-islame.  Kjo organizatë kërkoi marrjen e masave të ashpra kundër fyerjeve të përsëritura ndaj Kuranit të Shenjtë dhe Profetit të Islamit. Përdhosja e Kuranit të Shenjtë dhe djegia e librit të shenjtë të muslimanëve nga një ekstremist suedez jashtë xhamisë qendrore në Stokholm, është pasuar nga një valë e madhe dënimesh dhe kritikash nga vendet e ndryshme islame dhe jo-islame.

Tags