Korrik 03, 2023 22:14 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika i ka dhënë ISIS-it armë kimike

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë njoftoi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të kryejnë një sulm kimik dhe për këtë duan të fajësojnë qeverinë siriane, që të parandalojnë përmirësimin e marrëdhënieve midis Damaskut dhe vendeve arabe.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergei Narishkin, drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, në një deklaratë sot shtoi: Ekipi i presidentit amerikan Joe Biden po bën gjithçka për të prishur normalizimin e marrëdhënieve arabo-siriane dhe për të diskredituar udhëheqjen siriane. Për këtë qëllim  ata janë duke u planifikuar veprime provokuese, duke përfshirë përdorimin e lëndëve kimike. Në këtë deklaratë, përmendet gjithashtu se James Milloy, zëvendëskomandanti i CENTCOM-it, menaxhon terroristët e ISIS-it në jug të Sirisë dhe Damask. Sipas tij amerikanët në zonat e Al-Haëiya dhe Zafiria pranë bazës Al-Tanf, u kanë dhënë terroristëve të ISIS-it raketa me koka të kontaminuara me lëndë kimike. Plani i ri i Amerikës për të akuzuar ushtrinë siriane për përdorimin e armëve kimikë vjen në një kohë kur vendet arabe muajt e fundit kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre me qeverinë e Bashar al-Assad, në kundërshtim me mendimin e Amerikës dhe Siria pas 12 vite mungese është kthyer sërish në Ligën Arabe. Që nga fillimi i krizës siriane në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë akuzuar Damaskun për gjoja përdorimin e armëve kimike dhe shumë herë ata kanë sulmuar qendrat kërkimore dhe bazat ushtarake të Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me një sulm masiv të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, përfshirë Britaninë dhe Francën, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.

Tags