Macron:  Protestat arritën kulmin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146224-macron_protestat_arritën_kulmin
Presidenti francez Emmanuel Macron tha:  Protestat kundër vrasjes së “Nahel M”, adoleshentit algjerian me origjinë franceze, kanë kaluar kulmin dhe janë në rënie.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 05, 2023 10:38 Europe/Tirane
  • Macron:  Protestat arritën kulmin

Presidenti francez Emmanuel Macron tha:  Protestat kundër vrasjes së “Nahel M”, adoleshentit algjerian me origjinë franceze, kanë kaluar kulmin dhe janë në rënie.

Sipas raportit të mëngjesit të IRNA, Macron mori pjesë në një takim me kryetarët e një numri qytetesh në këtë vend për të diskutuar situatën e krizës të shkaktuar nga protestat e fundit në Francë. Në këtë takim, ai grupit të kryetarëve të qyteteve ku ka pasur dhunë dhe trazira, u tha:  Ne, rivendosjen e rendit të qëndrueshëm, duhet ta bëjmë prioritetin tonë absolut.  Në fjalimin e tij drejtuar 241 kryetarëve francezë në Pallatin Elysee në Paris, Macron shtoi: Do të jem i kujdesshëm për ditët dhe javët në vijim, por kulmi i protestave ka kaluar. Policia franceze arrestoi 72 persona të tjerë në protestat mbarëkombëtare për vrasjen me armë zjarri të një djali 17-vjeçar, njoftuan mediat lokale.  Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme franceze, që i jepet çdo ditë Figaro-s, policia që nga 27 qershori ka arrestuar gjithsej 3846 persona dhe ka regjistruar djegien e 5900 automjete në të gjithë vendin, si dhe të 1105 ndërtesave. Gjithashtu, protestuesit sulmuan më shumë se 260 stacione policie dhe thuhet se që nga fillimi i protestave 808 oficerë të zbatimit të ligjit janë plagosur. Protestat publike kanë tronditur Francën që nga 27 qershori, kur një oficer policie qëlloi mbi  17-vjeçarin me origjinë algjeriane Nahel M, ndërsa kontrollonte trafikun në një periferi të Parisit. Ai u qëllua nga policia pasi thuhet se injoroi urdhrat për të ndaluar.