Organizohet një seminar ndërkombëtar i OPEC-ut
(last modified Wed, 05 Jul 2023 18:48:49 GMT )
Korrik 05, 2023 20:48 Europe/Tirane
  • Organizohet një seminar ndërkombëtar i OPEC-ut

Seminari i 8-të ndërkombëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) u mbajt të mërkurën në Pallatin Hofburg të Vjenës me praninë e ministrave të naftës dhe energjisë të vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve të tjera prodhuese dhe konsumuese të naftës.

Seminari i 8-të ndërkombëtar i OPEC-ut fokusohet në çështje të rëndësishme që prekin energjinë, duke përfshirë sigurinë energjetike, teknologjinë, mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe politikat energjetike. Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut Haitham Al Ghais në këtë seminar tha:  Miliarda njerëz në botë ende mbështeten tek nafta dhe ky është një fakt. Nafta është më e rëndësishme dhe themelore se energjitë e tjera në jetën e njeriut. Sekretari i Përgjithshëm i OPEC shtoi: Të gjithë zërat e prodhuesve dhe konsumatorëve të energjisë do të dëgjohen. Gjithashtu në seminarin ndërkombëtar të OPEC u tha:  Fakti është se bota nuk mund të vazhdojë pa naftë dhe ky ari i zi, siç ishte i rëndësishëm në të kaluarën, është gjithashtu shumë i rëndësishëm edhe për të tashmen dhe të ardhmen.

Tags