Guterres: JCPOA është ende alternativa më e mirë
(last modified Thu, 06 Jul 2023 06:14:11 GMT )
Korrik 06, 2023 08:14 Europe/Tirane
  • Guterres: JCPOA është ende alternativa më e mirë

Në raportin e tij të 15-të mbi Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit në lidhje me Iranin, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se JCPOA është ende alternativa më e mirë.

Sipas Rezolutës 2231, raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres paraqitet çdo gjashtë muaj në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit. Raporti i katërmbëdhjetë për zbatimin e kësaj rezolute dhe JCPOA u mbajt më 19 dhjetor 2022. Mbledhja periodike e Këshillit të Sigurimit për shqyrtimin e raportit të 15-të të “Antonio Guterres” për Rezolutën 2231 do të mbahet sot dhe në këtë takim do të flasin edhe ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara. Sipas IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, në raportin e tij të 15-të mbi Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit për Iranin, i cili do të shqyrtohet në orët e ardhshme në mbledhjen e rregullt të këshillit, tha se JCPOA është ende alternativa më e mirë dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet dhe të zgjerojnë përjashtimet në lidhje me tregtinë e naftës të këtij vendi. Pas nënshkrimit të JCPOA në vitin 2015 me qëllim anulimin e sanksioneve shtypëse, Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, i zbatoi detyrimet e veta në mënyrë të përsosur dhe kjo çështje u konfirmua në disa raporte të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Megjithatë, pasi Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar 2017 dhe pas disa masave paraprake, përfundimisht duke marrë qëndrime në kundërshtim me dispozitat e JCPOA, me tërheqjen e njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara prej saj më 8 maj 2018,  në dy faza vendosi sanksione dytësore kundër Iranit. Zbatimi i pabalancuar i marrëveshjes JCPOA nga njëra anë dhe presionet e shkaktuara nga aplikimi dhe intensifikimi i sanksioneve të njëanshme amerikane nga ana tjetër, të vendosura një vit pas tërheqjes së SHBA nga JCPOA, më në fund më 8 maj 2019, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Republikës Islamike të Iranit mori vendime për të ndaluar hapin e masave vullnetare për zbatimin e angazhimeve bërthamore duke i dhënë mundësi 60-ditore diplomacisë për gjetjen e një zgjidhjeje. Irani i përmbushi të gjitha detyrimet e tij në bazë të kësaj marrëveshjeje deri një vit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga JCPOA, për t'u dhënë vendeve evropiane që premtuan se do të kompensonin efektet e tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, të përpiqen të përmbushin këtë premtim, por duke pasur parasysh se vendet evropiane nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre, Irani në disa hapa reduktoi angazhimet e tij sipas JCPOA. Reduktimi i detyrimeve të Iranit u bazua në dispozitat e marrëveshjes bërthamore JCPOA.

Tags