Ndalohet blerja dhe shitja e fishekzjarreve për festën kombëtare franceze
Pas trazirave dhe protestave të popullit francez, kryeministri i këtij vendi shpalli ndalimin e blerjes, shitjes dhe mbajtjes së fishekzjarreve në prag të festës kombëtare franceze më 14 korrik.
Gazeta Guardian të dielën raportoi se qeveria franceze e ka bërë të paligjshme shitjen, posedimin, transportin dhe përdorimin e fishekzjarreve pas 15 korrikut. Arsyeja e këtij vendimi është “parandalimi i rrezikut të prishjes serioze të rendit publik gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Francës dhe frika nga rishfaqja e dhunës”. Kryeministrja franceze Elizabeth Bourne, në një intervistë për gazetën franceze “Le Parisin” tha: Një sërë zyrtarësh dhe qytetarë të thjeshtë të vendit shprehen të shqetësuar se trazirat do të intensifikohen sërish gjatë festës kombëtare franceze. Ajo shtoi: Për të parandaluar një mundësi të tillë, qeveria franceze planifikon të zbatojë një ligj për të mbrojtur qytetarët francezë. Sipas këtij ligji do të ndalohet blerja, shitja dhe mbajtja e fishekzjarrëve. Vetëm disa persona të veçantë në komuna që janë përgjegjës për organizimin e kësaj feste do të mund ta blejnë këto sende. Një zëdhënës i qeverisë franceze gjithashtu të enjten tha se autoritetet e vendit "do të bëjnë gjithçka për të garantuar sigurinë dhe qetësinë publike të njerëzve në ditën e festës kombëtare". “Trazirat në Francë nisën pas vrasjes së Nael Marzouq, një adoleshenti 17-vjeçar nga Algjeria. Ai u vra nga policia franceze, një incident ky që ringjalli zemërimin e protestuesve francezë dhe komunitetit me ngjyrë të këtij vendi. Sipas raportimeve të publikuara, si pasojë e këtyre protestave janë arrestuar 4000 persona.