Testimi i suksesshëm i super silurit bërthamor rus
Rusia ka kryer me sukses testimin e një silur bërthamor të gjeneratës së ardhshme të quajtur "Poseidon".
E përjavshmja "Newsweek", duke cituar kanalin e lajmeve "Rianovsti", raportoi se testimi i këtyre silurëve Poseidon tregon se performanca dhe siguria e tyre janë konfirmuar. Një burim anonim ushtarak tha: “Ata janë të gatshëm të punojnë sipas orarit. Testimet detare janë planifikuar për këtë verë. Një burim anonim në kompleksin ushtarak-industrial rus, i cili nuk donte të përmendej tha; Këto silurë bërthamore janë gati të operojnë siç është planifikuar dhe tetimet e tyre të para detare janë planifikuar për këtë verë. Sipas mediave shtetërore ruse, ky silur është 20 metra i gjatë dhe ka një diametër prej 8 metrash, peshon rreth 100 tonë dhe ka një rreze veprimi prej të paktën 10,000 kilometrash. Ekzistenca e "super-silurit Poseidon u zbulua në vitin 2015, pra 3 vjet përpara shpalljes së tij zyrtare në mediat ndërkombëtare në 2018. Presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim në mars 2018 tha se Rusia ka zhvilluar një silur që mund të udhëtojnë me shpejtësi disa herë më të madhe se silurët ekzistues. Putin shtoi se ata janë të heshtur dhe kanë manovrim shumë të lartë dhe nuk kanë asnjë pikë të dobët që t’i bëjë të pambrojtur dhe me një fjalë duhet të them se asgjë në botë nuk mund t'u rezistojë atyre.