Korrik 12, 2023 11:31 Europe/Tirane
  • Lavrov: Perëndimi me anë të Ukrainës dëshiron të dëmtojë Rusinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa perëndimorët të ndalojnë së menduari për dominimin e tyre dhe t'i imponojnë Rusisë një disfatë strategjike.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov të mërkurën tha: Vendet perëndimore me ndihmën ndaj Ukrainës po përpiqen të dëmtojnë Moskën. Ky diplomat rus shtoi: Deri më tani, nuk ka asnjë shenjë të një ndryshimi në këtë qasje dhe ne jemi dëshmitarë të faktit se si amerikanët dhe vartësit e tyre [në vende të ndryshme] vazhdojnë të pompojnë armë në Ukrainë dhe të bëjnë presion ndaj Zelensky për të vazhduar luftën.  Në një pjesë tjetër të deklaratës së tij, ministri i Jashtëm rus tha se Moska nuk e konsideron fazën aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes Moskës dhe Perëndimit si një luftë të re të ftohtë. Më herët, Konstantin Gavrilov, përfaqësuesi i delegacionit rus në Vjenë dhe kryenegociatori i vendit për sigurinë, tha: Amerika dhe NATO e kuptojnë se koha nuk është në favor të tyre. Ata në Ukrainë do të dështojnë.

Tags