Koreja e Jugut jep ndihma ushtarake Ukrainës
(last modified Sun, 16 Jul 2023 08:08:15 GMT )
Korrik 16, 2023 10:08 Europe/Tirane
  • Koreja e Jugut jep ndihma ushtarake Ukrainës

Në një vizitë të papritur në Ukrainë, presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol tha se Seuli do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Kievin.

Sipas Reuters, Yoon, i cili shkoi në Ukrainë pas një udhëtimi në Lituani për të marrë pjesë në samitin e NATO-s dhe për të vizituar Poloninë, në një konferencë shtypi të shtunën tha se Seuli planifikon t'i japë Ukrainës "më shumë armë ushtarake" me vlerë 150 milionë dollarë. Suk-yeol gjithashtu shtoi se Koreja e Jugut ka dërguar pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera të kërkuara nga Ukraina. Ky është udhëtimi i tij i parë që kur Rusia sulmoiu Ukrainën 17 muaj më parë. Ai shtoi se vitin e kaluar Koreja e Jugut ka dhuruar rreth 100 milionë dollarë për Ukrainën, ndërsa këtë vit do të japë 150 milionë dollarë ndihmë humanitare për Kievin. Presidenti i Koresë së Jugut nuk dha detaje të tjera. Këto donacione do të shpenzohen për projekte të ndryshme, duke përfshirë rindërtimin e Ukrainës. Në maj, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i kërkoi Koresë së Jugut që të sigurojë më shumë ndihmë për vendin e tij. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, Koreja e Jugut është një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe eksportuesi i nëntë më i madh i armëve në botë. Koreja e Jugut në vitin 2021 shiti më shumë se 7.25 miliardë dollarë dhe në vitin 2022 shiti më shumë se 17 miliardë dollarë armë. Koreja e Jugut, e cila më parë njoftoi se nuk është e gatshme të dërgojë armë ushtarake për të ndihmuar Ukrainën dhe do të dërgojë vetëm ndihma humanitare në Ukrainë, u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi. Prandaj, për shkak të presionit të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë, Koreja e Jugut javën e kaluar duhej të dërgonte në Ukrainë ngarkesën e parë ajrore që përmbante armë ushtarake. Gjatë udhëtimit, presidenti i Koresë së Jugut vizitoi Bucha dhe Agirpin, dy qytete të vogla pranë Kievit, ku trupat e civilëve vitin e kaluar u gjetën në rrugë dhe në varreza masive pasi forcat ruse u tërhoqën nga rajoni i kryeqytetit. Ai vendosi lule në monumentin e të vdekurve të luftës së këtij vendi. Koreja e Jugut, një aleat kyç i Amerikës në Azi, i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë dhe ka ofruar ndihmë humanitare dhe financiare për Ukrainën. Por vendi aziatik, një eksportues në rritje i armëve, nuk i ka ofruar armë Ukrainës në përputhje me politikën e saj të gjatë për të mos ofruar armë për vendet e përfshira në mënyrë aktive në konflikt. Gjatë një vizite në Korenë e Jugut në janar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje vendit që të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën, duke thënë se Kievit i duheshin urgjentisht armë për tu përballur me ofensivën e zgjatur ruse.