Ishujt Kanarie në zjarr; evakuohen 2 mijë persona
Autoritetet spanjolle të ishujve Kanarie njoftuan të shtunën se zjarret në pyje janë jashtë kontrollit dhe më shumë se 2000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Sipas Associated Press, ky zjarr ka rënë në ishullin La Palma, që është një nga ishujt Kanarie dhe mbulon një sipërfaqe prej 4500 hektarësh. Zyrtarët e Ishujve Kanarie paralajmëruan se situata pritet të përkeqësohet me intensifikimin e valës së të nxehtit. Fernando Clavijo, drejtori rajonal i Ishujve Kanarie, tha: “Zjarri është përhapur shumë shpejt dhe është jashtë kontrollit”. Ai shtoi se disa banorë nuk janë të gatshëm të largohen nga shtëpitë e tyre dhe u kërkoi njerëzve të sillen me përgjegjësi dhe t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për evakuim. Clavio shprehu shqetësimin për ndryshimin e drejtimit të erës gjatë natës, duke thënë se kjo mund t'i bëjë operacionet e evakuimit më të rrezikshme. Ai po ashtu ka deklaruar se 10 avionë po luftojnë zjarrin. Ky zjarr në La Palma ra në kohën kur rreth 2 vite më parë, një shpërthim vullkanik tre mujor në këtë zonë shkaktoi shkatërrim të madh. Edhe pse ky shpërthim vullkanik nuk vrau askënd, ai shkatërroi 3 mijë shtëpi, shkatërroi rrugë dhe shumë vende të tjera. La Palma është një nga tetë pjesët e Ishujve spanjoll Kanarie dhe ndodhet në brigjet perëndimore të Afrikës.