Grupi Wagner hyri në Republikën e Afrikës Qendrore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146622-grupi_wagner_hyri_në_republikën_e_afrikës_qendrore
Pothuajse një muaj pas rebelimit të Wagnerit kundër udhëheqjes ushtarake ruse, një kompani ruse e sigurisë njoftoi se një pjesë e këtij grupi kishte hyrë në Republikën e Afrikës Qendrore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 17, 2023 05:29 Europe/Tirane
  • Grupi Wagner hyri në Republikën e Afrikës Qendrore

Pothuajse një muaj pas rebelimit të Wagnerit kundër udhëheqjes ushtarake ruse, një kompani ruse e sigurisë njoftoi se një pjesë e këtij grupi kishte hyrë në Republikën e Afrikës Qendrore.

Sipas France Press, kjo kompani sigurie e quajtur "Unioni i Oficerëve për Sigurinë Ndërkombëtare" këtë të dielë njoftoi se disa qindra forca me përvojë të Wagner mbërritën në këtë vend për të garantuar sigurinë për referendumin e 30 korrikut në Republikën e Afrikës Qendrore. Republika e Afrikës Qendrore, qeveria e së cilës ishte ndihmuar më parë nga Grupi Wagner për të luftuar kryengritjen, do të votojë për ndryshimin kushtetues. Unioni i Oficerëve për Sigurinë Ndërkombëtare në mesazhin Telegram shkroi: Një tjetër aeroplan me instruktorë mbërriti në Bangui për të punuar në Republikën e Afrikës Qendrore. Në deklaratën e këtij grupi thuhet: Këtij ekipi po i bashkohen disa qindra profesionistë me përvojë nga kompania Wagner. Sipas pretendimeve të SHBA-së, Unioni i Oficerëve për Sigurinë Ndërkombëtare është një organizatë frontale e grupit Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore. Kompania menaxhohet nga rusi Alexander Ivanov, i cili në janar u vendos në listën e sanksioneve amerikane. Kjo kompani sigurie në deklaratën e saj shkruan se instruktorët e saj kanë trajnuar forcat e sigurisë të Republikës së Afrikës Qendrore për më shumë se 5 vjet.