Më në fund, Biden fton Netanjahun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146640-më_në_fund_biden_fton_netanjahun
Pas shumë debatesh, presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Netanjahu dhe e ftoi atë të vizitojë Uashingtonin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2023 08:35 Europe/Tirane
  • Më në fund, Biden fton Netanjahun

Pas shumë debatesh, presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Netanjahu dhe e ftoi atë të vizitojë Uashingtonin.

Sipas Arab 48, presidenti amerikan Joe Biden në një bisedë telefonike të zhvilluar mbrëmjen e së hënës pas disa muajsh ndasive mes dy palëve, i ka kërkuar Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist, që të takohen në Amerikë. Ndasitë kanë ndodhur për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në marrëdhëniet mes administratës Biden dhe regjimit të Netanyahut. Në muajt e fundit, qeveria amerikane ka bërë shumë kritika ndaj kabinetit të Netanyahut për çështje të ndryshme, përfshirë planin e diskutueshëm të ndryshimeve gjyqësore. Më parë, Jake Sullivan, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po kërkon të ftojë Netanyahun të vizitojë Uashingtonin deri në fund të këtij viti, por Biden vuri një kusht që Netanyahu të përmbushte kërkesat e partive opozitare dhe duhet të arrinte një marrëveshje për të zgjidhur çështjen e ndryshimeve në drejtësi. Drejtuesit e partive opozitare e konsiderojnë planin e ndryshimeve gjyqësore si mjet për të dobësuar sistemin gjyqësor dhe përpjekje e kryeministrit për të penguar gjykimin e tij për tre raste korrupsioni dhe ryshfeti dhe besojnë se këto veprime të kabinetit do ta çojnë regjimin sionist drejt konfliktit, luftës civile dhe një kolapsi gradual.