Macron kritikoi emërimin e një eksperti amerikan në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146658-macron_kritikoi_emërimin_e_një_eksperti_amerikan_në_bashkimin_evropian
Presidenti i Francës të martën kritikoi vendimin e shefes së antitrustit të Bashkimit Evropian Margaret Vestager për të punësuar një ekonomiste amerikane në vend të një eksperti evropian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 19, 2023 09:04 Europe/Tirane
  • Macron kritikoi emërimin e një eksperti amerikan në Bashkimin Evropian

Presidenti i Francës të martën kritikoi vendimin e shefes së antitrustit të Bashkimit Evropian Margaret Vestager për të punësuar një ekonomiste amerikane në vend të një eksperti evropian.

Sipas Euronews, presidenti francez Emmanuel Macron e quajti "të dyshimtë" emërimin e amerikanes Fiona Scott Morton në një post kyç në Bashkimin Evropian, misioni i të cilit është të rregullojë rregulloret e konkurrencës që mbikëqyrin performancën e gjigantëve të teknologjisë. Më tej Macron tha se është në pritje të përgjigjeve të Komisionit Evropian lidhur me këtë emërim. Presidenti francez shtoi:  “Nëse nuk kemi studiues dhe ekspertë evropianë të këtij nivel për t'u punësuar nga Komisioni, atëherë sistemet tona universitare në Evropë duhet të përballen me probleme shumë të mëdha. Macron gjithashtu theksoi mungesën e një qëndrimi reciprok nga Shtetet e Bashkuara për të emëruar evropianët në qendra vendimmarrëse të ndjeshme dhe për t'i besuar role të tilla të huajve. Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, u kishte kërkuar më parë zyrtarëve të Komisionit Evropian që ta rishikonin këtë zgjedhje. Në përgjigje të deklaratës së ministrit të Jashtëm francez, zyrtarët e Komisionit Evropian theksuan se nuk shohin arsye për të rishqyrtuar emërimin e ekspertit amerikan. Vendimin e tij e mbrojti edhe shefi i Departamentit Antitrust të Bashkimit Evropian në një seancë pyetje-përgjigje me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Kundërshtarët flasin për konfliktin e mundshëm të interesit dhe rrezikun e ndërhyrjes së Uashingtonit në vendimet e BE-së për shkak të këtij vendimi. Scott Morton do të këshillojë Komisionin Evropian për situatën e gjigandëve të teknologjisë dhe hartimin e një sërë rregullash dhe rregulloresh të rëndësishme për këto kompani.