Ukraina qëndron në këmbë me armët perëndimore
(last modified Wed, 19 Jul 2023 07:05:33 GMT )
Korrik 19, 2023 09:05 Europe/Tirane
  • Ukraina qëndron në këmbë me armët perëndimore

Zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara njoftoi se armët perëndimore janë e vetmja arsye që Ukraina është ende në këmbë.

Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por edhe nxitën zjarrin e konflikteve në këtë vend. Dmitry Poliansky, zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, në një takim të martën tha: "Të gjithë jemi dëshmitarë se regjimi i Kievit, i cili ka humbur pothuajse të gjitha armët dhe qindra mijëra ushtarë po mbijeton vetëm falë akumulimit të një numri të madh armësh perëndimore. Ukraina po përpiqet shumë të provojë se mund të mposht një fuqi bërthamore në mënyrë që të mund të marrë më shumë armë, shtoi Poliansky. Ky diplomat rus deklaroi se dhjetëra mijëra të rinj ukrainas po humbasin jetën për shkak të kësaj ambicieje. Perëndimi është i interesuar të luajë me rusët dhe ukrainasit, si dhe të dobësojë sa më shumë Rusinë. Ndërkohë, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin, tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij do të bëjnë çmos për të mbështetur Ukrainën. "Ne nuk do të dorëzohemi," vuri në dukje Austin. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime, pajisje dhe mbështetje për Forcat e Armatosura të Ukrainës për të ndihmuar në ndërtimin e një ushtrie të aftë dhe profesionale. Dy zyrtarë amerikanë gjithashtu të martën njoftuan se Uashingtoni në ditët në vijim do të shpallë një paketë të re ushtarake prej 1.3 miliardë dollarësh për Ukrainën.  Aleksandër Sirsky, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë ukrainase, në një intervistë për BBC konfirmoi se municionet thërrmuese amerikane kanë mbërritur në Ukrainë dhe do të jenë gati për përdorim në ditët në vijim. Gjithashtu, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë ukrainase tha se për shkak të ekzistencës së fushave të panumërta të minuara dhe fortifikimeve mbrojtëse të ushtrisë ruse, është praktikisht e pamundur që të arrihen shpejt rezultatet e kundërsulmit ukrainas. SHBA thuhet se po përdor fondet e Iniciativës së saj të Ndihmës për Sigurinë në Ukrainë (USAI). Ky buxhet i lejon administratës së presidentit amerikan Joe Biden të blejë armë nga kompanitë në vend ose të përdorë rezervat e armëve amerikane. Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se me rastin e 500-të ditës së luftës në Ukrainë, vendi i tij do të dërgojë bomba thërrmuese në Kiev. Ai tha se "për aq kohë sa të duhet, ne do të qëndrojmë në krah të Ukrainës", duke pretenduar se qeveria ruse është pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Pas këtij njoftimi, administrata Biden dërgoi bombat e saj thërrmuese në Ukrainë në formën e një pakete të re sigurie ushtarake prej 800 milionë dollarësh, e cila sipas Colin Call, zëvendës shefit të çështjeve politike të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), SHBA-ja dërgoi bombat më moderne thërrmuese që ajo ka. Lufta në Ukrainë, me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore, është në muajin e saj të 17-të dhe vendet perëndimore ende po dërgojnë armë në Ukrainë. Zyrtarët rusë dhe disa ekspertë dhe media perëndimore luftën në Ukrainë e kanë përshkruar si një luftë ndërmjetëse midis Perëndimit dhe Rusisë. Rusia ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm sa do të zgjasë konfliktin në këtë vend dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme.