Rënia e vlerës së dollarit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146710-rënia_e_vlerës_së_dollarit_amerikan
Instituti amerikan Heritage Foundation në raportin dhe përmbledhjen e tij të fundit njoftoi për kredinë ndërkombëtare të dollarit amerikan dhe ka thënë se dollari amerikan është në rrugën e rënies.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Rënia e vlerës së dollarit amerikan

Instituti amerikan Heritage Foundation në raportin dhe përmbledhjen e tij të fundit njoftoi për kredinë ndërkombëtare të dollarit amerikan dhe ka thënë se dollari amerikan është në rrugën e rënies.

Fondacioni Heritage, i cili është një nga grupet më efektive amerikane në fushën e politikave publike, në raportin dhe përmbledhjen e tij të fundit për kredinë ndërkombëtare të dollarit amerikan njoftoi: Qeveria amerikane e ka përdorur dollarin si armë dhe vende të tjera anembanë botës po kërkojnë të rimendojnë besimin e tyre tek dollari amerikan për shkak të kësaj politike amerikane. Sipas “Tom Bellevue”, aktivist dhe analist ekonomik, kombet po largohen nga dollari amerikan. Qeveria amerikane duhet të jetë e kujdesshme ndaj sjelljes së saj që ka çuar në uljen e vlerës dhe besueshmërisë së dollarit. Kapitalisti dhe aktivisti ekonomik amerikan Raymond Dalio tha: Kur arma më e madhe e Amerikës janë sanksionet dhe Amerika është në gjendje të ngrijë asetet e njerëzve të tjerë, natyrisht që nuk ka arsye që vendet t'i besojnë dollarit, ndaj shohim që gradualisht shumë transaksione të mëdha në botë bëhen me monedha të tjera.