Paralajmërimi i Rusisë për kompaninë gjermane që prodhon pajisje ushtarake
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi për aksionin e mundshëm të kompanisë gjermane për të ndërtuar një fabrikë tankesh në Ukrainë.
Të enjten, Maria Zakharova qëllimin e kompanisë gjermane që prodhon pajisje ushtarake dhe mbrojtëse në Ukrainë e përshkroi si një veprim "provokues" dhe si një objektiv legjitim për forcat ruse. Zakharova gjithashtu tha se ndërtimi i një fabrike të tillë do të ishte një shembull i ri i "militarizimit të Ukrainës nga vendet perëndimore". Ditët e fundit, drejtor i kompanisë gjermane "Rheinmetal" i tha CNN se kompania mund të fillojë ndërtimin e një fabrike për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse në Ukrainë brenda 12 javëve të ardhshme. Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por edhe nxitën zjarrin e konflikteve në këtë vend. Zyrtarët rusë dhe disa ekspertë dhe media perëndimorë e kanë përshkruar luftën në Ukrainë si një luftë ndërmjetëse midis Perëndimit dhe Rusisë.