Fëmijët, viktima të luftës në Sudan
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se si pasojë e luftës civile në Sudan, mesatarisht çdo ditë në këtë vend rrëmbehen ose vriten 24 fëmijë.
UNICEF njoftoi se të paktën katërqind e njëzet e pesë fëmijë u vranë dhe të paktën dy mijë e njëzet e pesë fëmijë u plagosën gjatë njëqind ditë konflikti në Sudan. Sipas raportit të këtij fondi, rreth 14 milionë fëmijë në Sudan kanë nevojë për mbështetje humanitare. Gjithashtu UNICEF vlerësoi se 690 mijë fëmijë janë në rrezik të kequshqyerjes së rëndë akute për shkak të shkatërrimit dhe grabitjes së burimeve jetike. Edhe organizata joqeveritare “Euclid” bëri të ditur se për shkak të vazhdimit të luftës në Sudan janë vrarë të paktën 3900 persona. Ndërsa burime spitalore sudaneze konfirmojnë se numri real i viktimave dhe i të plagosurve të luftës civile në këtë vend është shumë herë më i madh.