Rritje 62% e emigracionit nga Turqia
(last modified Wed, 26 Jul 2023 18:57:17 GMT )
Korrik 26, 2023 20:57 Europe/Tirane
  • Rritje 62% e emigracionit nga Turqia

Organizata e Statistikave të Turqisë njoftoi një rritje prej 62% të emigrimit të shtetasve të këtij vendi jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Organizatës Shtetërore të Statistikave (TUIK), numri i personave që kanë emigruar nga Turqia në vitin 2022 ka qenë 62.3% dhe ka arritur në 466 mijë persona dhe pjesa më e madhe e këtij emigracioni i përket grupmoshës 15-29 vjeç.  Gjatë kësaj periudhe, edhe numri i të kthyerve në vend është përballur me rënie prej 33%, kështu që nga 139 mijë persona që ishte më parë numri ka rënë në 94 mijë persona. Në kategorinë e parë, ka njerëz që për arsye ekonomike, polarizimi të shoqërisë, humbja e shpresës për të ardhmen e Turqisë, mosbesimi në sistemin ligjor dhe gjyqësor, janë arsye që kanë të detyruar njerëzit të largohen nga vendlindja. Sipas të dhënave të Organizatës Shtetërore të Statistikave të Turqisë, sasia e emigracionit të huaj në këtë vend në vitin 2022 është ulur me 33% krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur në 494 mijë persona. Stambolli, Antalia, Ankaraja, Bursa dhe Mersini janë destinacionet më të rëndësishme të emigrantëve të huaj në Turqi.