Puçistët në Niger rrëzuan presidentin e këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146938-puçistët_në_niger_rrëzuan_presidentin_e_këtij_vendi
Forcat e gardës presidenciale të Nigerit, të mërkurën arrestuan presidentin e vendit Mohamed Bazum dhe e rrëzuan atë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2023 10:04 Europe/Tirane
  • Puçistët në Niger rrëzuan presidentin e këtij vendi

Forcat e gardës presidenciale të Nigerit, të mërkurën arrestuan presidentin e vendit Mohamed Bazum dhe e rrëzuan atë.

Sipas IRNA nga Al Jazeera, një gjeneral nigerian i quajtur Amadou Abdramane, ndërsa nëntë oficerë të tjerë po qëndronin pas tij, në një deklaratë në televizionin shtetëror të vendit tha se forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë vendosën të sulmonin një regjim që shkaktoi përkeqësim të situatës së qeverisjes. Kjo figurë ushtarake tha se kufijtë e Nigerit janë mbyllur, është shpallur shtetrrethimi në të gjithë vendin dhe janë pezulluar aktivitetet e të gjitha institucioneve të kësaj republike. Këta ushtarë paralajmëruan kundër çdo ndërhyrjeje të huaj dhe shtuan se do të respektojnë shëndetin dhe mirëqenien e Muhamed Bazum. Forcat e gardës presidenciale të Nigerit e arrestuan presidentin e vendit, Muhamed Bazum, brenda pallatit presidencial. Në njoftimin e këtij lajmi, agjencia e lajmeve Reuters citoi gazetarin e saj të thoshte se automjetet ushtarake kanë mbyllur hyrjet në pallatin presidencial. Presidenti Muhamed Bazum dhe familja e tij, të cilët janë nën kujdesin e anëtarëve të gardës presidenciale, thuhet se janë shëndoshë e mirë. Në lidhje me këtë, Anthony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ka folur në telefon me Muhamed Bazum dhe pasi ka deklaruar mbështetjen e Uashingtonit për të, ka kërkuar lirimin e tij. Këtë grusht shteti e kanë dënuar edhe Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Franca. Nigeri është një nga aleatët kryesorë të Bashkimit Evropian në luftën kundër emigracionit të paligjshëm nga Afrika.