Ndalimi i operacioneve humanitare të OKB-së në Niger
(last modified Fri, 28 Jul 2023 08:38:38 GMT )
Korrik 28, 2023 10:38 Europe/Tirane
  • Ndalimi i operacioneve humanitare të OKB-së në Niger

Kombet e Bashkuara njoftuan pezullimin e operacioneve të saj humanitare në Niger pas grushtit të shtetit në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Kombet e Bashkuara të enjten njoftuan se kanë pezulluar operacionet humanitare në Niger pas grushtit të shtetit në vend. Në deklaratën e këtij organizmi ndërkombëtar thuhet se shkak për këtë incident është shqetësimi për sigurimin e punëtorëve të saj. Komanda e forcave të armatosura të Nigerit deklaroi solidaritet me rebelët ushtarakë të gardës presidenciale të këtij vendi. Ushtria e Nigerit në një deklaratë ka njoftuar se dëshiron të parandalojë gjakderdhjen dhe të ruajë shëndetin e presidentit të Nigerit, Mohammed Bazoum. Në deklaratën e lëshuar nga komanda e Ushtrisë së Nigerit, në lidhje me këtë thuhet: Çdo ndërhyrje ushtarake e huaj në Niger do të ketë pasoja katastrofike për popullin dhe vendin. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u bëri thirrje puçistëve që arrestuan presidentin e Nigerit Mohamed Bazoum ta lirojnë atë "menjëherë dhe pa kushte". Duke iu drejtuar ushtarakëve që arrestuan presidentin e Nigerit, ai theksoi: Ndaloni pengimin e qeverisë demokratike të vendit dhe respektoni sundimin e ligjit. Dy ditë më parë, forcat e gardës presidenciale të Nigerit arrestuan presidentin e vendit, Muhammad Bazum, brenda pallatit presidencial dhe më pas e shkarkuan atë nga posti i tij. Aktualisht, një grup ndërmjetësuesish nigerianë hynë në Niger për të negociuar me rebelët. Musa Faki Mahamat, kreu i Komisionit të Bashkimit Afrikan, i tha agjencisë së lajmeve Sputnik se një grup ndërmjetësuesish janë aktualisht në Niger për të negociuar me rebelët pas grushtit të shtetit në këtë vend.

Tags