SHBA-ja ofron mbështetje për presidentin e rrëzuar të Nigerit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147004-shba_ja_ofron_mbështetje_për_presidentin_e_rrëzuar_të_nigerit
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar mbështetje të plotë presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2023 17:48 Europe/Tirane
  • SHBA-ja ofron mbështetje për presidentin e rrëzuar të Nigerit

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar mbështetje të plotë presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum.

Bazoum është larguar nga pushteti përmes një puçi këtë javë, të udhëhequr nga gjenerali Abdourahmane Tchiani, i njohur edhe si Omar Tchiani – shef i gardës presidenciale. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka paralajmëruar ata që e kanë ndaluar Bazoumin se janë duke rrezikuar “ndihmë në vlerë të qindra miliona dollarëve”. Gjenerali Tchiani e ka shpallur veten udhëheqës të ri të shtetit. Bazoumi ka qenë lideri i parë i zgjedhur i Nigerit që e ka pasuar një lider tjetër, prej pavarësisë së shtetit më 1960. Aktualisht, ai besohet se gëzon shëndet të mirë, edhe pse është duke u mbajtur rob nga garda e tij. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Bazoumit, dhe i ka dënuar “përpjekjet për ndryshimin e Qeverisë së Nigerit përmes rrugëve jokushtetuese”.Franca, e cila e ka pasur dikur Nigerin si koloni, ka thënë se nuk i njeh liderët pas puçit dhe do të njohë vetëm Bazoumin si udhëheqës të shtetit.