Kosova mbyll sesionin parlamentar, pozita dhe opozita, akuza të ndërsjella
Ende pa filluar u mbyll seanca e fundit e këtij sesioni të Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj të gjitha grupet parlamentare folën para mediave. Opozita e para duke hedhur akuza e kritika ndaj pushtetit për korrupsion e izolim të vendit, ndërsa u shprehen se vjeshta duhet të sjell situatë të re në vend. Kjo qeveri e cila vjedh rezervat shtetërore, që vjedh edhe kafshatën e bukës së qytetarëve, në grurë e në vaj, çfarë duhet të presim ne më shumë pse duhet t’i lejojmë të vazhdojë punën e më tutje. Ne duhet të kemi angazhim të vazhdueshëm ë ta dërgojmë vendin në zgjedhje, -tha Abelard Tahiri, Partia Demokratike e Kosovës Po deklaroj se Kosova nuk mund të vazhdojë në shtator me sanksione, me një qeveri me skandale si ai i Zdravës dhe ai i vajti, me një qeveri që në vazhdimësi qëllimshëm bën shkelje kushtetuese, -tha Arben Gashi, Lidhja Demokratike e Kosovës Unë dyshoj se Albin Kurti do tërhiqet, -tha Besnik Tahiri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Për partinë në pushtet, ky sesion parlamentar konsiderohet i suksesshëm ndërsa, fajin për shumë gjëra ia la opozitës. Mund të klasifikohet si një nga sesionet më të suksesshme sa i përket ndryshimeve strukturore në ekonominë e Kosovës dhe në politika sociale të cilat kanë qenë premtime programore të shumicës parlamentare, -tha Armend Muja, Vetëvendosje Me këto deklarata, të zgjedhurit e popullit e mbyllën punën për tu rikthyer në shtator me sesionin e vjeshtës. Megjithatë, kufizimet e vendosura për mediat në ballkonin e sallës së kuvendit u larguan nga deputetët e opozitës pa u mbyllur sesioni pranveror.