Dronët ukrainas sulmojnë kryeqytetin rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147034-dronët_ukrainas_sulmojnë_kryeqytetin_rus
Dronët ukrainas sulmuan edhe një herë kryeqytetin rus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2023 05:47 Europe/Tirane
  • Dronët ukrainas sulmojnë kryeqytetin rus

Dronët ukrainas sulmuan edhe një herë kryeqytetin rus.

Sipas Sputnik, dronët ukrainas mbrëmë sulmuan Moskën, kryeqytetin e Rusisë. Thuhet se dy ndërtesa administrative janë dëmtuar lehtë nga sulmi i dronëve ukrainas. Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin konfirmoi sulmin me dron ukrainas kundër Moskës dhe tha se nga ky sulm nuk ka pasur viktima. Në fillim të këtij muaji, pesë dronë ukrainas u rrëzuan mbi Moskë. Të premten, Rusia njoftoi se kishte shkatërruar dy raketa ukrainase mbi rajonin e saj jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën. Sulmet me dronë të ushtrisë ukrainase thellë në territorin rus janë shtuar shumë kohët dhe javët e fundit. Ministria ruse e Mbrojtjes gjithashtu njoftoi se Ukraina u përpoq të sulmonte Krimenë me 25 dronë dhe të gjithë u shkatërruan.